TEKSTI ORIGJINAL

Energji i thojnë
Dridhërimave
Kërkon në ëndërr
Shtrat
Muzgun e qytetit
Gdhirën e ditës
Kokëulur
Sërish ik në vetmi
I shkretë
Raskapitur i zhgënjyer
Vrapon pas hijes
Vuan për ledhatime
Puthje të pafundme
Zjarrta
Ngrohtësi trupor
Shkrirje...
Fshehur është
Pas hijes tënde
Ndien praninë
Orvatesh
Buzëqeshja frikësuse
Akullt dëshpëruese
Tretur si ngjyrat e ylberit
Rehatuar në vatër të pret
Janë dëshirat emocionuese
Epshi të manipulon
Mbylli sytë
Shkëputem nga vetmia
Dëshira më mbërthen
Dorëzohem fantazisë
Përcjellur nga aroma e freskisë
Ofrohem në heshtje ngadal
Dritëzat e yjeve na përshëndesin
Dritarja e hapur xhelozon
Të prekurat rrjedhin jashtë në pafundësi
Agonia e ekstazës
Sfidë e jetës
Dashurisë
Jetëgjatësisë
Bekuara e natyrës
Shtrirë pranë meje
Djersitur
Lundërojmë
Drejtë trashëgimisë
Në agimin e largët
Takojmë Aurorën...

tyran prizren spahiu

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024