TEKSTI ORIGJINAL

Toka ime shqiptare
Sa mallë për ty ndiej e dhe të ëmbël ke
Je nënë e jona
Ty të kemi MËMËDHE.
Me shije më të ëmbël se mjalti
Tek ty është dru i njomë edhe i thati
Kosova ime
Tek ty kam gëzim e dritë
Unë tek ty linda e po tek ty jam rritë
Do të vdes e varrosem në këtë dhe
Edhe të parët e mij këtu kanë le
shokë pas shoki
Me plot gjenerata
Kur u krijua njerëzimi
Në tokë Ilire rrënjët i pata
Toka ime shqiptare
Sa mallë për ty ndiej e dhe të ëmbël ke
Je ati ynë
Ty të kemi ATËDHE.
Ti o plisi im i bardhë
Sa na bën krenar
Tirqit i veshi me plot krenari
Qiteli me dy tela ngjallë ndienja ti
Sofra e madhe
E rrethuar për rreth
Festojmë në Oda tradicionale
Thënje e thënje
Për shqiptarinë e madhe
Në Drenicë e Dukagjin
E në të gjitha trojet shqiptare
Historia me fill
Për flamur me shqiponje dy krenare
ATËDHE e MËMËDHE
Vdesim për ty
Ti je Babë e Nënë e madhe
Kosovë e imja sa mallë kam për ty
Të preki, shoh, dua e ndjej
Nuk ngopem për ty.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024