TEKSTI ORIGJINAL

Rrethi i errët vicioz mbretëron
Ndihem i dhunuar shtantazhuar
Ditën e mbarë më helmon
Thua se jam alien i përbetuar.

Sytë kërkojnë ndihmë këshillë
Fjalë të butë punë miqësi
Jam i padukshëm nuk më përfill
Mbështetem në mur Zot ç’është kjo anmiqësi.

Or ti atje në fund ç’kërkon
Ke nevojë për ndihmë tregom shpejtë
Ke zënë shkallët murin duhet të liron
Kemi punë largohu ngadalë poshtë.

Këmbët e armatosur me ndëgjueshmëri
Lëvizin kah dalja e ndërtesës
Tek ura ndalem shikjoj me mëri
Godinën e urryer shgërbyesit injorues.

Shtëpia ime pa rrymë ujë të pijes
Papaguar janë faturatë e jetës
Duhet të largohem nga vatra e lindjes
Valixhja më pret jam shtegtar i natës.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024