TEKSTI ORIGJINAL

Fshehur nga duart e pagantë
Poshtëruar shkaku i vargjeve
Kalorësitë e shkronjave të artë
Dergjen në vetmin e grilave.

Heretikës e penës të vështruar
Truri i bukurisë dhe pastërtisë
Si mëkatarët kohë të gjatë dhunuar
Poetët besimplotë të çiltërsisë.

Inkuizitorët e joshur nga pasja
Ndjekin rreptë ndërgjegjen e kombit
Duhet shtyrë deri te skamja
Penën e vyer të artistit.

Shkaktojnë helm derdhin gjak
Djallëzorët me dogmat mesjetarë
Shfryhen vërsulen kan hak
Të shërbejnë si satana mizorisë.

Pena thotë-duhet sjellur në shkallët e humnerës
Bijtë e errësirës zjarrë dashnorët
Fundosur menjëherë frymën e urrejtjes
Flakur të keqen e zymtë.

tyran prizren spahiu
vargje poetike IV
poezia b...........

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024