TEKSTI ORIGJINAL

Natyra e shtrirë piktoreske
Ofron ambientin e gjelbërtë kristaltë
Prapavija rrezaton rini madhor
Madhështi kujdesje harmoni butësi
Melodi kjo e përkryer ...

Nga lartë
Stuhitë pranverore
Paralajmërojnë horizontin
Për freskin e qiellit yjëzor
Letargjia e përsosur
Nga sfondi zgjohet era papritmas
Fton në kujdes të posaçëm
Duhet shkuar ikur në shtëpi
Shiu ripajis ishullin e vetmuar
Kohëshkurtë natyra prapë fton në kënaqësi.

Pyetem
Perëndi i Madh
Pse stuhitë njerëzore janë të vrazhdë
Godasin dhe nuk kanë të ndalë
Rebelohen si shtazarakët
Pastaj fshehur qëndrojnë
Presin si hienat errësirën e natës
Papandehur prapë egërsisht vërsulen
Me tërë xhelozinë e akumuluar
Synim hakmarrja syri i uritur
Pangopur defiluesit e marrëzisë
Struken veshur në lëkurë kafshe
Gëzof të zi katran
Shërbejnë padronëve të territ
Në pritën e kamufluar
Momentin domosdo të duhur
Rrjepin shkatërrojnë dhunojnë...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024