TEKSTI ORIGJINAL

Zëri zbriste në rrugicat e ngushta
Bisedonte me arsyen e brendshëm
U ndëgjua krenaria e rrugës
Dhe një zë i ëmbël i ‘ mëkatares.

Nata u magjeps nga bukuria e saj
Dritat humbën shkëlqimin e rreshtuar
Hapat e saj si zjarri në univers
Ndëgjohen në thellësinë e kohës.

U ulë në kafen përball kazinos
Një pikë loti në syrin e saj
Gishti i vogël u ngrit në drejtim të tij
Rrjedhë pija ekstazë dhe vallëzimi oriental.

Drita e syrit udhëton butë
Gjysmë të hapura buzët ftojnë
Zjarri i pashuar mbërthen
Qëndrojmë dhe shikjojmë thua se do e përbijnë.

U ngritë shumë lehtë dritarja u hap
Si mjegulla e vjeshtës rrëshkjiti
Ngulitur me sy pyesnim
Derisa zëri largohej në pambarim.

Hapësira humbi ajrin
Boshatisur ngelën sytë
Të zhveshur nga mundësia kërkonim begatinë e saj
Si qiriri vonë u larguam u tretëm.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024