TEKSTI ORIGJINAL

Gjethja është këmisha e rrushit,
bari është këmisha e tokës,
hiri është këmisha e prushit,
ajri është këmisha e botës,
fjala është këmisha e shpirtit,
puthja është këmisha e mallit,
drita është këmisha e syrit,
rrasa është këmisha e varrit,
rrezja është këmisha e diellit,
avulli është këmisha e ujit,
reja është këmisha e qiellit,
lëkura është këmisha e trupit...

Ashtu të veshura më trondisin të gjitha,
me bukuritë që frymojnë e magjepsin.

Po, kur i zhveshin këmishat...
Ah!... kur i zhveshin këmishat...
... vdesin!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024