TEKSTI ORIGJINAL

Rrugëtova tej deteve dhe maleve
Kalova varfërinë dhe pasurinë
Mbushur frymë emocionuar vajta shtigjeve
Mëngjesin e hershëm arrita në mbretërinë e etërve tonë.

Sy-etur përmalluar përqafova Vlorën
Shtëpinë dy-katshe monumentin kështjellë
Mendimet sërish lundëruan kujtuanë të kaluarën
Takova sot burrat e mëvetësisë legjendat e gjallë.

Ardhur nga trojet e lashtësisë mbledhur jemi
Emrat me nam luftëtarë shkrimtarë kolosë
Përgaditur deklaratën emëvetësisë të gjithë e kemi
Të valëzoj flamuri qëndisur nga dora e Marigonës.

Vlora e heshtur pret shkëlqimin shekullor
Do befasohen zyret botërore për vendim stoik
Dërmohet Europa me vendim madhor burrëror
U kumtua pavarësia ky akt-shqiptar patriotik.

Ismaili Lugji tetëdhjetë e tre deputetë
Firmosën kuvendin shpallën Pavarësinë
Si i ka hije burrështetasëve qëndruan ballëlartë
Shqipja krenare mbuluar na ka me madhështinë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024