TEKSTI ORIGJINAL

Ti Vjeshtë përzure Verën
petalet e luleve i thave
Fushat e gjelbërta i alltanose
Ti Vjeshtë fute Verën brenda në hambare
Diellin e bëre me rreze të freskëta
Ti solle lagështi që lagë ajrin
vesa jote petalet i bën të duken se po qajnë
Gjethet vyshken e vyshken
Ato krasparisin si në vaj
Shpezët trazohen në qiell
Shtegtarët në rrugë ku t'ia mbajnë?
Shiu lagë flokët
Vashat nën çadra me taka shpojnë ujin në tokë
Qiellin e prekin retë
Ahhh e bukura ime e llastuar

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024