TEKSTI ORIGJINAL

M 'thuaj, ku ka, me duar të nenës
me at gazin, plotë magji
kush te thotë, gjithë me shëndet
kur kollitesh, a teshti

Kush te lanë me duar te arta
kush te krehë, e ledhaton
kush ti thotë fjalët me te arta
qe veç nena, i sajon!

Kush te benë, me u qesh nga zemra
e me t, be sa shumë, te kënaqesh
kush ti ve ma të bukurat emra
kush ti puq gushën, e faqet

Kush te pret, e te përcjellë
buzagaz, e ballëlart
kush te fletë, aq shumë me zell
'fjalë e sajë është 'fjalë e artë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024