TEKSTI ORIGJINAL

Mesdheu butësisht ajros luginën
Kanjoni i Lumbardhit buqet
Buzë punëtorive të shumta orientale
Zhvillohet qetësia magjepëse e qytetit.

Frymon ajri melhem për mushkëri
Ndihet shëndeti lulëzon natyra
Fytyrat e shumta mbajnë amblemën
E qytetit dhe vulës së dëshirave.

Më mijëra e mijëra vjet frymon
Ofshama posi uji përshëndet
Ndiesia e freskët buzëqeshja e ngrohtë
Dashuruarit e kaluar në moshë.

Nostalgjia si krizantemat
Dekorojnë derisa lumi noton
Etur dhe uritur për dashuri
Mirë-u-pafshim pëshpëritë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024