TEKSTI ORIGJINAL

Është një çast në det
kur deti do qetësi
...Zara zë e kollitet, ...
e belbëzon n´jermi!

Lundra lundrën qan
Lundra e uji hesht
Pyeteni sot arbëreshin
Pse shpirti i qeshë

Letër kam nga djali
Letrën e kam në gji
Im bir do të kthehet
Pranë gjakut të tij!

I dehur mes lundrave
Arbëreshi nis e këndon
Det s´do bëjmë gjumë
Majep at´tallazintënd!..

Letër kam nga djali
Letrën e kam në gji
Im bir do të kthehet
Në kalvarin e tij!...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024