TEKSTI ORIGJINAL

Tretur në horizonte përqafova shkronjën
Ende i vetmuar i plagosur endja rrugëve
Takova maestron bërë hijerëndë
Thashë më merr të ndiej lartësinë.

Më shikjoi si dritëzat e dijes
Shkopi magjik dridhi trupin tim
Si një çunak për dore më drejtoi
Shtigjeve të poetëve dhe mirësisë.

Lëkundur nga frika e bukurisë
U ndala kërkova qetësinë
Eja të shijosh zërin e madhështisë
Ndjenjat e gjynjëzuar u dorëzuan ftesës.

Prirë nga shkronjat e abetares
Ledhatuar me miqësinë e vargjeve
Heshtur në këtë idilë parajsor
Dolëm jashtë kohës së idhtësisë.

Kaluam rrugicat e ngushta të kohës
Vitet dekadat pareshtur na përshëndetnin
Tek shtylla e pestë pranë ujëvarja e përjetësisë
Takuam Aligierin, Rume, Tamej, Wilde...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024