TEKSTI ORIGJINAL

Nuk ka kund me sytë e vashës.
qe shndrinë, si dy qershiza.
Ato flokët si goje fili.
Janë te brishtë, porsi filiza.

E kur dielli i Kosovës.
E sodit, me ngrohtësi.
Për me nxënë ne pëllëmbe te dorës.
At shtatë-hollë, porsi qiri!

Fat me pa, kur e ndritë hana.
Nuri i sajë, shndrinë dynja!
Nuk mjaftojnë këto sytë e tanë.
At hijeshi, është, mall me pa.

Mbanë mbi supe, një bucele.
E ka mbushë me ujë si loti,
Jo nuk shkon, nuse k, sajë vere.
Pret ta marrë, një djalë i zoti!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024