TEKSTI ORIGJINAL

O flamur i larë në gjakë
O Nëntor i historisë
Je simbol i krenarisë
Anë e mbanë trojeve t'Shqipërisë

O flamur që valevitësh
N'ballë të betejave të lirisë
Ti shqiponja me dy krena
Krenaria e Shqiptarisë

O Nëntor i lavdisë
Rrjedha e gjakut të Bacës Isë,
Kadri Zekës, Jusuf Gërvallës,
Enver Hadrit, Adem Jasharit

O Nëntor i Ismail Qemailit
Sinonim i Pavarësisë
O flamur ti që valon
Anë e kënd Ilirisë

O Nëntor, Nëntor lirie
I të madhit Skënderbe
O flamur i Marigones
Ngjyra e gjakut për Atdhe.

Gëzim Geci
27-XI-2015

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024