TEKSTI ORIGJINAL

Kur buzëqeshjet i shpëlamë te kroi në mal
më flladiti freskia e syrit tënd kristal.
Në ujin e vakët kur u degdisëm në lumë,
kaltërsi e syrit nën qerpikë s’ tu përgjum.

Kur rrezja përthyhej ndër dallgët në det,
syri yt rrezatonte si diell i vërtetë.
Kthjelltësinë e jep oqeani i shpirtit,
jo uji i kroit, i lumit apo i detit.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024