TEKSTI ORIGJINAL

Vashez e bukur qe po shkon ne krua,
Hena plote reze shkelqen ne syte e tua,
Era qe fryn te valvit floket me kordela,
Aspak nuk e ndjen lodhjen nga bucela..

Bucelen ke shoqe cdo dite per ne krua,
I ndjekur nga une, qe me shpirt te dua !
Cdo dite qe po vjen ty te shtohet gazi,
Ndersa une i mjeri plasa nga marazi...

Ndalo per nje cast, e leri nazet e kota.
Me thuaj nje here po...e le te permbyset bota,
Zemren ma ka ndezur dhe zjarri po me pervelon,
Nuk e di c'kame bere qe kaq shume me mundon.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024