TEKSTI ORIGJINAL

Si pupla hyre në dritaren time
Duke valëzuar zbrite në dashuri
Shpejtë më morre më lidhe
Ende pa u këndell isha i robëruari.

Pohove...
Se të drejtova rrugëve të poezisë
Takove penat mëndjet e ndritur
Shoqëruar me kafe tymin e cigaresë
Jeta të morri kahjen e shëndritur.

The...
Përjetimet më të bukura të epsheve
Mbushur kupën me të kuqën verë
Buzëqeshjen e shpirtit ti më dhurove
Mashkulli im tek ti gjeta shtratin burrëror.

Vendose...
Të ndanë botën e bukurë të fjalëve
Shkrihesh në natyrën e thjeshtë të poetit
Udhëtosh me temperamentin përmes vargjeve
Shetitesh pas mesnatave në skutet e qytetit.

Bashkëjetojmë...
Në botën tonë thurur me lulëzim
Dashurojmë jetën çastet intime
Ecim heshtur në kufi me nderim
Lëshohemi valëve të stuhisë së ethshme.

tyran prizren spahiu
vargje poetike VIII
tamej

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024