TEKSTI ORIGJINAL

Te humbur jemi te dy,
Mes neshe nuk ka fitimtar,
Te dy vuajme ne heshtje,
Nga dita qe jemi ndar!

Ti bene sikur loz e qesh,
Po zemren e ke te thyer,
E une shpesh i pikelluar,
Prane alkolit i mberthyer.

U ndame pa e kuptuar,
Kishte vlere dhe zenja sharja,
Aspak nuk e kishim ditur,
Sa e rende do ishte ndarja.

Tani larg mallin ndezur,
Meditoj ulur ne park,
Nga mengjesi neper stola,
Edhe iki vone ne dark!

Vitet ikin por kujtimi,
Aspak nuk me eshte ndar,
Me pushtojne dhimbjet e zemres,
Qe hera heres me djeg si zjarr.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024