TEKSTI ORIGJINAL

Koha tregon dashuritë e vërteta.
Sa dështim i madh është,
Të refuzosh princin për një oborrtar mbretëror.
Nëse një ditë do të takohemi diku, të paktën ule kokën nga turpi.
Mos e shiko në sy.
Vazhdo ecjen tënde, bashkë e mëkatin që e bëre.
Kërkove shumë dhe nuk more asgjë.
U bëre lypsare e asaj që e gjuajte dhe shkelmove.
Dikur flisje me përbuzje me atë,
Tani qanë vetëm ta dëgjosh atë zë.
Me unazën e huaj në gisht, kërkon vetëm një takim,
Me dikë që e quajte varfanjak dikur.
Tani pasurinë e urren, sepse të humbi dikë që të donte.
Pasurinë e ke, por jo dashrinë.
Të gjitha i ke, por jo edhe atë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024