TEKSTI ORIGJINAL

Jeta me iku pa me pyetur fare,
Iku duke turfulluar si ajo mushka xhanxhare,
Iku pa me pyetur, e ne ikje u be trime,
Me kot kisha menduar se ishte jeta ime.

Jeta iku e mori arratine nje dite ne te gdhire,
Po iki me tha! se keshtu per mu eshte me mire,
E di te kame munduar e te kame stresuar o bir,
Ka ndodhur ne jete qe edhe ta kam nxirre!

Po iki per te mos u kthyer se u dogja si flaka,
Te mora qe femije, e vuajta deri sa te plaka,
Keshtu me tha me dhimbje me zerin e mekur,
Me la te vetem, ne erresire per tu tretur.

Mendova qe ishte nje enderr si te gjitha me pare,
Nuk e besoja qe me jeten kaq shpejte isha ndare,
Me thuaj i thashe, pse po iken, cfare te ka ndodhur,
Asgje foli pertej erresires, vetem se jam e lodhur...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024