TEKSTI ORIGJINAL

Sikur të kishe gojë të na rrëfejsh
Ofshamat dhe vuajtjet të na skjarojsh
Të bërat djallëzore të duarëve të luziferit
U ngritën mizorisht të të asgjësojnë.

Të pren mu në pjesët e ndieshme
Aty ku shekujt kulturë gërshetojnë
Të dhunuan gjarpërinjtë zvarranik
Të helmosi raca dytësore njerëzore.

Prishën ura dyqane tempuj dhe histori
Sakatosën iliridës trashëgimin kombëtare
Vurën vulën e egër të analfabetizmit
Vendit me mendjeurtësi mijëravjeçare.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024