TEKSTI ORIGJINAL

Fshati im Klenja ku linda, zhurmon,
Shtrirë mbi pllajën e Gollobordës
Të gjithë krenohen me vendlindjet e tyre
Por fshatin tim nuk e ka asnjë vend i botës

Zoti dhe natyra i kanë dhënë gjithçka
Mëngjeset vijnë herët, vonë ikën nata
Kurora me peme, fusha me luleshumë
Shtirë në lëndinë, kurorë malet e larta

Cicërima zogjsh, simfoni e përhershme
‘Banorë” të përhershëm, dimër edhe verë
Banorë fisnikë, bujarë e të ndershëm
Nëna krahëhapur, që të presin në derë

Karvani i dallëndysheve që vjen nga larg
Ulen në pikiad duke braktisur retë
Përshëndesin me cicërima dhe nxitojnë
Në strehë të çative të ngrenë foletë.

Fshati im i lindjes, është i hershëm,
Rrënje ka hedhur thellë, është shekullor,
Natyra i ka dhuruar bukurinë përrallore,
Dhe malet me kreshta, plot me dëborë!

Nëse u bie rruga, të njohur e të panjohur
Nëpër Gollobordën me emër, të kaloni
Do jeni me fat, unë tepër i lumtur
Që në Klenjë, fshatin tim të ndaloni!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024