Teksti Origjinal

Jashtë është zymtë
Rigon heshtur
Qetësia absolute mbretëron
Unë
Në dhomën time
I vetmuar
Po..në vetmin fizike
Ulur pranë dritares së vogël
Aty janë
Shumë miq të Nderuar
Respekt…

Ndihem i frymëzuar
Apo
Ndoshta i lodhur humbur
Ose
Kërkoj kritik dhe mendim
Mirëpresin
Them
Janë Artdashësit e Merituar…

Ofrojnë dashuri të sinqertë
Buzëqeshje
Kënaqësi shumë lumturi
Ëndrra
Mbajnë gjallë vullnetin
Kërshërin
Martirizohen me shkronjën e shkruar...

THOJNË
Kurrë të përmbushur nuk janë
Atdhedashuria
Miqësia
Vargjet
Dashuria
Zhgënjimi
Dëshprimi
ËNDRRA….

Presin me kureshtje
Me zë të lartë bashkëbisedojnë
Mirëpresin lexuesitë
E opiumit
POEZI…

tyran prizren spahiu

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019