TEKSTI ORIGJINAL

Fluturimthi ngadal zëri më kujton
Qetësinë e bukur të imagjinatës
Në skaj të bregut ulur jemi
Ndëgjohen vetëm valët që ushëtojnë.

E shikjova në sy ato u buzëqeshën
Ngrohtësia më mbërtheu këqyra lartë
Qielli blu yjet e shumta më shoqëronin
Heshtja lundëron ndiejmë këtë emocion.

Qetësia dëshmon magjinë e momentit
Rreshtuar prekjet zgjojnë kënaqësinë
Përlotur nga gëzimi drejtohemi ardhmërisë
Të qenit bashkë në jetën e shenjtë.

Përqafuar nga natyra magjia e idilës
Mendimet takohen në yjet që shpërblejnë
Ndahet ndritësi i zjarrtë ndodhë kënaqësia
Frymojmë me një zë të bekuar të bukurisë.

Përqafoj misterien trupi im rrugëton
Lahetë posi ndjenjat krahërorin begatojnë
Shlodhur shpirti buzëqesh ndihem imagjinar
Lutjet e mia rrugën e mirësisë gjetëshin.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024