TEKSTI ORIGJINAL

Ç’patёn, e dashur yjet
Qё na braktisёn kёshtu?
Na vёshtruan njё herё qorrazi
Pastaj rendёn, kuturu.

Zem’rimi ynё i trembi vallё?
Qё ia mbathёn, ku e ku?
As nё zith s’u panё mё,
as nё bardh, as nё blu.

Si njё hon grykёt tona
E çuan erёn n’arrati.
Thernё qiejt me jehona
I qitnё dheut uj’t e zi.

Pezm e zjarr me duf e klithma:
Po pёrse!... Pёrse!!... Pёrse!!!...
Lotёt tanё pёrmbytnё rruzujt.
I tretnё malet, me gjithё re.

Natyrisht, pёrgjigje s’kishte,
N’at’ zgёrbonjё tё errёsisё.
Vetёm heshtja tё shkepiste
Me thonjt’ e mprehtё tё tradhёtisё.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024