TEKSTI ORIGJINAL

Derën mbylle të lutem
Shpejtë
Nuk mundem më jo
Belbëzoj
Vështirë gjallëroj mezi frymoj
Më beso
Futur më kanë në shtegun e verbër
Pa dritë
Errësirë është në pikë të ditës
Mposhtur jam…
Sheh sërish janë duke ardhur
Shikjo
Pajisur me virtyte djallëzore
Kupto
Duhet ikur të të uritur pambuluar
Larg
Vend ku pakëz respekt do gëzojmë
Në gurbet…
Do çmendem veshët më ushtojnë
Kundërmon
Dhimbja në krahëror më ther
Kupto…
Tani
Më lejo i mbyllur të jem në vetmi
Botën time
Mbretëron aty stuhia heshtja
Vuajtja
Harroj varfërinë mashtrohem
Bukë dhe kripë
Fëmijët më mundojnë zbathur janë
Shpirti kjanë…
Mundohem derisa të largohemi
Të sundon
Urtësia e trurit tim qetësia e brishtë
Të vazhdon…
Në këndin e dhomës lokja e imtë
Loton
Do mbetet e vetmuar në këtë shkretëtirë...

tyran prizren spahiu

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024