Teksti Origjinal

Sot u bë një vitë, ndarje me ty
Ajo ndarje që m'përloti këta sy !
Dogji zemrën, e kalli shpirtin
Kur u nise për mos me u kthy

Sot kjo ditë m'ka ba me qa
Tuj t'kujtu o babi ty pa nda
Kam shpalosur çdo kujtim
Që ma dogji shpirtin tim

Për ty dhimbja fund nuk ka
S'kam lanë lule n'lotë pa e la
Lulet e njoma i kam ba kurorë
Kam me ardh me ti lshu mbi vorrë

Tash një vitë o babi jetojë pa ty!
Me pas mujtë kohën me kthy
Me tu hedh njëherë fort n'përgafim
E me të thanë "t'du shumë" babi im

Tash një vitë o babi jetova pa ty!
Çdo natë pati lotë n'kta dy sy
Sa e sa netë dridhesha n'vajë
Zemra dhimbjen s'mund ta mbajë

Nga mërgimi kjo plagë po vret
Qka m'gjet mua kanë mos e gjet
Varri yt në Kosovë, unë ktu n'mërgim
Varri yt ka mbetë i vetmi vendtakim
S'na la bashkë gurbeti i zi as për t'vetmin kujtim
Lamtumirë Babi !
-------------------------------------------
Valmira Beqiri - Morina
23.02.2016 Ora 00:26
Elsau / Zürich

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019