Teksti Origjinal

(Poezi kushtuar rapsodit Agim Gashi kur u zgjua nga Koma)

Sot Sharkia e Poetit nisi me ba lumë
Për Agim Rapsodin që e don shumë
Buzëqesh edhe lapsi me vargjet e tua
Gëzohemi shumë që miku na u zgjua

Zogjtë e malit kangës ja kanë marrë
Mungesa jote në zemra na hapi varrë
U gëzuam të gjithë që e morre veten
Luftove me vdekjen për ta kthy jetën

Oh Agim gjithë për ty vuan kjo Sharki
Se veq ti në mua ishe marakli
Për kta tingujt e mi ti e dashte jetën
Kush ti ka vra kangët e ka vra vetën

Tradhtarët o bac kanë nisë me u frigu
Medet Agim Gashi paska me u zgju
Na shkruan Kritik, e na këndon kangë
Prap vendin vend s'paska me na lanë

Unë Sharkia jote t'pres me padurim
Mej këndu armiqëve për mashtrim
Tradhtarit me ja qitë t'zezat e tija
Prej të ftoftit sot po na vdesin fmija

Në shtëpi ty mikë jemi duke të pritë
Nuk do të lejojmë ma ti me u mërzitë
Se kur po sëmurësh zemra po përvlon
E lusim Zotin përherë le të mëshiron

Valmira Beqiri - Morina
27.01.16 Zürich

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019