TEKSTI ORIGJINAL

Ç'janë kta burra, kta tradhtarë
Popullin n'çafë e kanë marrë
Pavarsinë me zorë e prunë
E tash popullin n'kamë e qunë

Do t'punsojmë, do t'hapim punë
Popullit gazepin ja u prunë
Njëqindë herë ato fjalë i lujnë
Tash me popull ju ka dalë punë

Oh! kta burra vetën nuk e njohin
Se dinë popullin qysh e shohin
Shkina e vjetër na e solli luftën
E kta n'sofër na e ndalin bukën

Mos morë Burra kshtu mos luni
Se një ditë ju do ta paguni
Sa e sa fëmi kanë mbetë pa ngranë
Haku i popullit është shumë i randë

Do të largoheni, nuk ka ma hajgare
Prej varfnisë njerzia s'po gjanë qare
Rrena prej Janarit e deri në dhjetor
Dynjanë oh mixhokë se keni n'dorë!

Veç për një Politikan ne banëm lumë
Ai Burrë me shallë qe na dashti shumë
Ai Burrë që këtë vend e qoi përpara
Prej kur vdiq ai ma s'patë ditë të mbara
( IBRAHIM RUGOVA LEGJENDARI )
--------------------------------------------------------------
Valmira Beqiri - Morina
20.02.2016 Elsau/ Zürich

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024