TEKSTI ORIGJINAL

Në këtë natë ku ndërrojë moti
Më janë mbushë sytë me pika loti
Me pika loti që babi s'ishte pranë
Për shumë mote urime me m'thanë

Urime me m'thanë e me m'përqafu
Kësaj zemre sonte shumë i ke mungu
Të gjithë festuan e unë mbeta heshtun
Tashmë e një vitë varri ty t'ka tretun

Urojë që në atë botë ti qetsi ke gjetë
E mua n'këtë botë Zoti më faltë gajret
Kam humbur njeriun që e deshta shumë
Sonte, si përherë rahat s'asht ky gjumë!

Sikur ky vitë që erdhi do t'vijnë edhe tjera
Pa ty janë njësojë dimni dhe pranvera
Sa herë do t'jenë festat ti ke me mungu
Mot për mot copa zemre ti ke me përvlu

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024