TEKSTI ORIGJINAL

Je mister që gjithmonë të tërheq.
Por të zbuluar sekretet që fsheh brenda vetës.
Diku në skutat e errëta të harresës së qëllimshme.
Je materie dhe krijes aq misterioze,
Sa që në rastet më të rënda të lodhjes dhe mërzisë
Ti dinë të dhurosh gjallëri dhe çlodhje mistike.
Je një univers që kërkon:
Kohë, mund, durim dhe psikologji për të të studiuar dhe zbuluar.
Atë që fshehë dhe atë që përmban në vete,
Dhe që as ti nuk e di se e përmban dhe as vet nuk e dinë që e ke.
Silueta jote nuk humbet as atëherë kur ik ti.
Aroma jote është mistike dhe dehëse.
Dehë çdo gjë rreth teje, vetëm me pranin tënde.
Sillesh sikurse asgjë nuk po ndodh,
Dhe sikur asgjë nuk të intereson, sillesh shumë indiferente.
Por kjo në realitet ty të falë shumë gëzim.
Nga brenda je një errësirë universi,
Nga jashtë një dritë që verbon sytë nga shkelqimi.
Në të dyja rastet shikimi drejt teje,
Është thujase i ndaluar.
Zoti të krijoi të tillë: të bukur dhe tërheqëse.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024