TEKSTI ORIGJINAL

Ka shumë vite, qe s jam dridhur.
"Mbi oxhak rri, kokën zvarrë"!
Grumbuj ndjenjash seç m 'janë lidhur.
Dua me i leshu, j'ashta me dalë.

Qe në kohë te Kastriotit.
Me ka dalë zëri në kupë.
Asnjëherë, nuk mu dridh teli.
Njëqind vjet, jam mësua në luftë.

I kam këndua "golgotës" shqiptare.
Qe nga vitet e trembëdhjeta.
Kënge kreshnike, shumë krenare.
Veç "me to me ka shkua jeta".

Ka do vite "qe e zvarrë".
Ndihem keq, e për trishtim.
Pse ky popull kaq krenar.
Me la vetëm, pa gëzim.

Sot po flas, me zë të përdredhur.
Seç jam mbush, gati me plasë.
Mbi oxhak, ne fjongo e lidhur.
Asnjëherë se kisha dashtë.

Merrmë n '"dorë o birë i shqipes"!
Unë t'lëshoi zë, e ti "piskamë".
Ti bashkojmë k' to zëra t' hidhur.
Se jam mbushur, sa nuk ka ma!

Kush mi ndau trojet, "ne treva"?
Ku nuk banë, "shqipja folenë".
Bujanovci e Presheva.
Na kanë mbet, me i tjetër dhe!

Për Medvegjën, me "plasë malli".
Veç me ndie, se le me pa!
Shpesh në flakë e kalli "djalli"!
Qe me "t 'butë "ma quajtkan "shkja"!

"Mblidhni djem, n 'uratën e zotit".
Qe kem pas ne fis e farë!
Për pa u shua, "stina e moti".
"Fortë me u lidh, n 'bashkim kombëtar"!

Kur mendoj për Çamërinë.
Gati jam, me shpërthye n 'vaji.
Por nuk muaj, me "lodhë burrninë".
E me zbeh, atë ne vajë!

Me marrë n 'dorë, t'ja nisim këngës.
Se s'do ndalëm, për shumë mot.
Të bashkojmë trojet gjysh nore.
"Të shqyhem n'gazë, e" kurrë ma n 'lot"!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024