TEKSTI ORIGJINAL

Kishë zanë vend një "lisë i vjetër".
Mes dy shkrepash, një luginë.
Veç me pa, nuk doje tjetër.
Me dy treva, banë shoqërinë.

Sa, mbanë n, mënd nga historia!
Veç një rrënjë, me ti tregua.
Përplot trima, bijë e bija.
Plagë nen te, kishin shërua.

Ku bashkon, Drini e Valbona.
E ku shkrepat, shkrijnë në plis.
Nga Shqipëria e Kosova.
Nga "dy anë ka rrënjë ky lisë"!

Trungu i tije, sa një "ballë mali".
Të ka lakmi syri me pa!
Njëmijë vjet "një gemë" se fali.
Çdo furtunë, qe i ka ra!

Veç një herë na ishe ligështua.!
"Gojë te liga për lakmi".
Si "kufij për me shënua"
"Deshën shumë, por, kurrë se mbërrijnë!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024