Teksti Origjinal

Acar ngricat mbuluar kanë
Kalldrëmat e Urës së Gurit
Era e fortë pamëshirshëm godet
Veshur lehtë jam ftohti më përqafon
Përshkron heshtur tinzisht trupin
Dridhërimat më mbërthejnë…


Ura Arasta qëndron pezull në mjegull
Përqafuar nga dimri i rëndë
Si fatamorgana loz me sytë
Athua vallë jam unë gjallë …


Nga lartë pikat qe lotojnë
Padukshëm më rëndojnë pamjen
Hedh një shikim në kënd
Kokëulur në karrocë Ai qëndron...

Matan
Në restaurantin ‘kjo është jetë’
Shfrenuara muzikë deh
Mbushur tavolinat gërdëllisin
Oh…jam në gosti mbret
Tingujt e ritmit oriental
Vallëzuesja e haremit dëfren...

Vijat perfekte të natyrës femër
Shijojnë monedhat e gjelbërta
Në hapësirën mes dy bjeshkëve
Futen gishtat e mëkatosur...

Nuk mundem më besoni
Forca e varfërisë më farkëton
Ndjenjat më janë përdhunuar
Thërras me zë të lartë
Deri në kup të qiellit bërtas
Ju të paturp barkëshfryer
Endacak pronarë të kohës
Etja e pashuar e nefsit
Ju ne festivalin djallëzor shfrenoheni...

Pishat e turpëruar nga ekstaza meshkuj
Lakuar thyer në shpirt
Trungu i lartë lëvoret e plasaritura
Boçat e pjekura në marrëzi
Pëshpërisin me zë gjysmë të egër
Ah…sikur të ishim larg larg që këndej...

Shtërngata lëshon vend të sigurt
Katrahurës së arktikut polar
Zbrazet qyteti hingëllon moti
Ngadal në qetësinë e natës
Rrotat e karrocës rrëshkjasin pafuqishëm
Ndëgjohet një ..tup.. i quditshëm
Uji mbulon qerren e sakatit...

I lodhur jam nuk mundem më
Ndiej zbrazëtirë në stomakun tim
Ftohtin acarin e kam të panjohurë
Parandiej qetësinë e mrekullueshme
Nën urën shekullore të gurit
Futem qetazi mjegulla më shoqëron.

tyran prizren spahiu
vargje poetike IV
poezia buron nga zëri i brendshëm

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019