TEKSTI ORIGJINAL

Caku i shikimeve, tona të ëmbla.
Shumë herë ujisje lulet, çdo ditë.
Ishin ballkonet, qe bashkuan zemrat.
Unë rrija ulur, me orë, tujë pritë.

Shpeshherë, t 'këndoja në pëshpëritje!
Plotë serenada, vetëm për ty.
Se shpirti im "ziente në pritje".
Nga larg të shihja, me shumë lakmi!

E kur gërshetat ti "tundte era"!
Sa isha gati të përqafoi.
Ku të marrë guximin, kjo zemër mjera.
Atë zemrën tende, te ta lendoji!

Kur njëherë ika, farë pa pritur.
Mungesa ime, të kishë mërzit.
E pashe se lulet, ishin venitur.
Se ti s'po dilje, për ti ujitë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024