TEKSTI ORIGJINAL

ÇAJUPI
ANDON ZAKO

Zërin burrëror ngrite në Vëllazëri
Flaktë i prerë veprove në Egjipt
Frymëzove nga larg apostujt e shkronjave
Dashurinë patriotike mbjelle me shumë mirësi.

Drejtësinë e përqafove shumë kohë para në gurbet
Titull Nderi të kujton me alfabetin latin
Supgjërë syprehtë u kushtove çështjes
Kërkove barazi në vitin 19-nëntëmbdhjetë.

Baba Tomorri zgjoi atdhetarët mbarë
Kërkove kushtrimin besën dashuri shpalose
Godite pabarazinë u vërsule anmiqëve
Rrugëtove drejt demokracisë në botën e mjeruar.

Në ty mbjellur janë sarkazma të tragjedisë
Gjete forcë të paepur patriotike
Në krye të shoqërisë ngritur je sërish
Rreptë u vërsule kundër monarkisë.

Matanë detit ëndrroje atdheun
Brengosur endje rrugëve të Kajros
Mëmëdheu që aq shumë e deshte heshti
Sot vatrat arsimore shfletojnë Çajupin.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024