TEKSTI ORIGJINAL

Si një trëndafil i vesuar
Plot aromë e plot shkelqim.
Kurorë bukurie, me ar kulluar
Je ëmbëlsi për shpirtin tim.

E kam thënë herë pas here
Je me shpirt të madh sa deti
Më freskon si fllad pranvere
Ndaj zemra tek ti më mbeti.

Ta kam thënë, zemra ime
Ndaj përse të rri i heshtur?
Je një yll plot vezullime
Në shpirtin tim të qeshur.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024