TEKSTI ORIGJINAL

Ti erdhe tek pragu i shtepise se vjeter,
Dhe tek e cara e murit me le nje leter,
Nje dite tek rrija tek pragu ngjitur tek muri,
E gjeta te mbuluar me nje rrase prej guri!

Letra ishte e vjeter dikur ishte shkruar?
E kishe lene ti per mua, nje dite per ta lexuar,
Shiu e kishte lagur, dhe une nuk e lexoja dote,
Nuk ngjante me shiun, mbase ishin lot...

E mbaja ne dore si thesar te cmuar,
Zemra forte me rrahu, se nuk me kishe harruar,
Nisa ta lexoje ashtu vende vende,
Nder duar sec ndjeva une aromen tende.

Dhe letra si ne enderr perpara me shpuri,
Kur letrat e dashurise i linim tek muri,
Sa do te desha te kthehen vite muaj dhe data,
Tek rrinim nen driten e henes, neteve te gjata.

Dhe ashtu pa e lexuar e dija qe ishte per mua,
Mora dhe une nje leter, dhe shkruajta akoma te dua!
Letren e mbeshtolla dhe e vura tek e cara ne mur,
Si gjithmon tek vendi ku i linim dikur...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024