TEKSTI ORIGJINAL

Drita e mengjesit si llambe e tretur
e nates se gjate, tashme te shkuar,
shume e prita, mendova kishte harruar
por ajo celi dhe erdhi mbi male kaleruar,

Me ka ndodhur shpesh, ta gdhije
ashtu duke u vertitur ne shtratin tim,
pa gjume, nen melodine pikave te shiut,
te hedhura mbi xham, nga era e veriut.

Drita ndan kohen, me rrezet e para
mengjesin e zbehte me ngjyra lara lara,
linde prap dielli qe ne mbremje u shua,
as vete nuk e di, pse koha mu ngaterua.

Mu ngaterua koha, dhe bera cudi,
mbase jam i lodhur nga endrrat e gjata,
endrra te trishta qe me kallin daten,
pastaj i pa gjume vertitem gjithe naten.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024