TEKSTI ORIGJINAL

Shoh në sytë e vendit tim,
dëshpërim.
Një lloj dëshpërimi;
që çuditërisht më ngjason
me krahët e shqiponjës
gjysëm të ulur në fluturim…
Shoh ballin e vendit tim,
të mbuluar me rrudhat,
që se di pse më ngjajnë
me degët e një trungu të gjymtuar.
Depërtojë pastaj tek sytë!.
oh sytë, si margaritarë
të kthjelluar,
në një ditë kristal.
Ata kanë një shkëlqim,
Më pëlqen ai shkëlqim.
Shoh brenda tyre, një forcë
dhe besim!
Vendi im,
Toka e shtrenjtë, je oksigjeni
i zemrës time.
Mos e humb shpresën,
ki besim tek vetja jote,
udhëhiqi fëmijët e tu
në rrugën më të mirë,
ndriçoja të bukurit sy,
kthelloua vështrimin
largoji turrbullirat.
Fëmijët e tu, janë të mirë
të butë, kanë nevojë për pak
orientim, dashuri, besim.
Arrije të dallojë pak shpresë,
Oh fare pak shpresë,
për ty vendi im!.
Afrohem edhe pak
dhe shoh shkëlqimin
e zemrës tënde të kulluar.
Ti je vlerë dhe thesar moj toka ime
nga gjiri yt, rrjedh mjaltë
që vetëm sytë e vëmendshëm mund ta shonë..
Ruaje zemrën e pastër,
drejtesinë në gji përherë të shtrëngosh.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024