Teksti Origjinal

E duroj çdo dhembje,
E përballoj çdo torturë që mund të më bëhet,
Por nuk mund ta përballoj ndarjen nga ti.
Me gjakun e trupit tim,
E shkruaj emrin tënd.
Dua të vdes në pranin tënde.
Dua të vdes për ty.
Mos më lë të gjallë e pa ty,
Por më vrit, më e lehtë është për mua.
Jeta pa ty, është vdekje për së gjalli,
Vdekja në pranin tënde, është jeta që e dua.
Dua që vetëm në varr të ndahem nga ti,
Por jo edhe në këtë jetë.
Me pikat e gjakut tim,
Emrin tënd e kam shkruar.
Të kam thënë që më lehtë vdes për ty,
Se sa të jetoj i ndarë nga ti.
Vdekja është e bukur, kur vdes për dikë që e do.

8. V .2016

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.0 © 2020