TEKSTI ORIGJINAL

Fuqitë e zeza, enden trojeve
Dalur janë nga thellësit e ferrit
Shoqëruar me hije, rëndë sundojnë
Mbretëritë e pangopur të krimeve.

Plisat u zhvendosën, në bjeshkët e larta
Shoqëruar janë me natyrën e shqiponjave
Kalitur për jetë në kushtet e egra
Dorëzuar nuk janë, gjenden lartë në kreshta.

Malësorët, burra shtatlartë
Pajisur me durim, kuvendojnë
Fjalët janë të pakët, duhet luftuar
Derdhur gjakë, për vatrën e shenjtë.

Pret prroi, të rrjedhë mundim
Gjak të pastër Malësor, Arian
Matan, në lumin e egërsuar ngjyrëkuq
Do notojnë, trupat e ardhacakëve në vendin tim.

Avullohet rrjedhja, toka në lindje larg
Muzgu i ditës, dritëzon gjysmerrësirë
Kuqremtë është dielli, gdhin dita e re
Heshtja vrasëse, përcjell gjynjëzuarit e poshtëruar.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024