TEKSTI ORIGJINAL

Te zuri fati, "sa pa fat"!
Te prapi, diku në errësirë.
Te shtangu, e s'te la ngatë.
Te bëri ta kesh, si me pahir!


Nuk deshe ta lesh, mallin te te bezdis.
Çastet qe "lumturia "kinse ti fali.
E keqja si fantazmë, dërdëllisë.
E ka me mirë i vdekuri, a i gjalli?

Ca thonë jem burra, se mos e dinë?
Se s'janë gjë tjetër "pos mburravec"!
Por fati i burrit, shkruhet mbi fleta.
I lexo kombi, për mija vjet!

Nuk e shkruan "fatin" mbi vesë e mjegull.
Se shkrinë, në avull, gjë kujt si mbet!
Se birë i vuajtur, me shpirt te djegur.
Te le "t 'mallkuar, e pa kësmet"!

Pa ktheju kombit, për hirrë te dritës.
Se "kotësia" nuk ka lezet.
Te tjerë te njohën, "edhe n 'pikë të ditës"!
Kjo "qenia jote" me thuaj ku mbet?

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024