TEKSTI ORIGJINAL

Mendime të ngatërruara,si fije të padukshme,
Janë mpleksur në trurin tim,tashmë të lodhur,
Mendimet qëndrojnë në zgavren time me frikë,
Përplasen mes tyre e pastaj largohen me panik.

Kohë mendimesh që zvariten tej e tu,pa radhë,
Shtyen me njëra tjetrën e më gëricin, rrudhat në ballë,
Mendime që shkojnë e vijnë në trurin e ngarkuar,
Më shpunë sot shumë larg në kohën e harruar!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024