TEKSTI ORIGJINAL

Detin sot e pashë të trazuar, jo si gjithmonë
Shfrynte tallaze me dallgë të egra,të ashpra
Rënkonte me zërin e largët që vinte si jehonë
Në heshtje belbëzova,- "E ka lënë e dashura".

Perëndimi mistrec fshihej reve në qetësi
Fort e doja detin me margaritarë të pasur
I lutem sërish Zotit të bjerë në dashuri
Unë po hyj garant që ti gjej të dashur.

9 Qershor 2016

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024