TEKSTI ORIGJINAL

Poezia në komunizëm ishte vrasje
Vrasje e vullnetit dhe shpirtit të lirë
Unike, pa përqasje
E rëndë, kriminele, pa mëshirë.
E gatuar keq!

Nuk ishte e para e letërsisë
Por opium për të ngrirë trunjtë
Godiste me hunjtë
E zezë si kacabunjtë.
Me të kuqin fill...!

Sa e sa lexues i burgosi poezia
Sa e sa i imponoi atë që nuk duhej
Nga armiku ruhej
Dhe nga pleshti kruhej.
Poezi që vret!

Ata që lexuan dhe ata që shkruan
U bënë të dënuarit e shekullit që vdiq
Miq si armiq
Vdekja sihariq.
Popull me pranga!

Ndaj Lasgushi nuk shkroi kurrë!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024