TEKSTI ORIGJINAL

Erdhem pa deshire ne kete bote,
Erdhem me te qara e derdhem lote,
Kur lindem na thoshin paci fat,
Te paster si drita, pa asnje mekat.

Me tej jeta rrodhi si vale,
U rritem me kohen, hodhem shtat ngadal,
Jeta nuk ishte me ajo qe kishim nisur,
Por shpirti na plasi, si nje qelq i krisur.

Me jeten linden, pabesia, c'mira, intriga,
Dhe bota u tej mbush me zemra te liga,
Me jeten na u ndane dhe fatet,
Shpirtin qelibar e mbyten mekatet.

Jeta eshte e shkurter, dhe koha nxiton,
Por mekataret joshen nuk u behet vone,
Kur do te vije koha, do kerkojne shpetim,
Por jeta eshte nje cikel, e nuk ka me kthim.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024