TEKSTI ORIGJINAL

...pakëz më poshtë tek shkëmbinjtë
melodia e lumit që rrjedhë vazhdon
buzëqeshur mbledhur janë fëmijët
jetësohet rinia ditën e artë përqafojnë.

Freskohet trupi nën drithërimat e dashurisë
nën hijen e plotë të prekurit zgjojnë
lindur janë në ekstazën e pranverës
lundëron jeta këtë nuk e kuptojnë.

Karrika e mëndafshtë dritëzon shumë siguri
pa respekt ndjellë frikë kërcënim
humbur janë ndjenjat dhunon vazhdimisht paepuri
rol ky i ndyrë qëndis pushtetarin.

Vetmuar në këndin e dhomës
dhimbja mbretëron sytë ndihmë kërkojnë
harruar kanë fëmijët miqtë ata të punës
mbushur me bajgë palëvizshëm kundërmon.

Lagësht ftohtë mbuluar i tërë trupi
dy metra nën -rëndë është llogaria po jepet
në errësirën e plotë kutërbon mishi
trupi ndihet i tmerruar pafundësisht.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024