TEKSTI ORIGJINAL

Si ëndërr, të shihja atëherë
Dhe si ëndërr tek unë vije,
Por dhe ëndërra është pa vlerë
Kur në shesh, si gjethe bie.

Ti, ndoshta ende s'e kupton
Dhe quan veten të pafaj
Ndonëse me kujtime rron
Ato dhe unë prap i mbaj.

Dhe si ëndërr do t'më zgjosh
Do t'më zgjosh dhe njëherë
Dashurinë e parë do kërkosh
Po do t'jetë vonë gjer atëherë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024